Pas një sëmundje rëndë ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasuf Mjekiqi. Familja Mjekiqi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për shërimin e ish-luftëtarit që nuk ia doli të mposhte edhe sëmundjen. Njoftimin për vdekjen e Nasuf Mjekiqit e kanë konfirmuar vet familjarët, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë mjete për shërimin e të ndjerit. Nasuf Mjekiqi i lindur më 1976 ne Grabofc të Komunës së Kastriotit ishte diagnostifikuar me sëmundjen leukimi acute. Për shërimin e tij kërkoheshin 150 mijë euro.
