Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeqare Merita Mehmetaj, bashkëluftëtarja e fejuara e Heroit Adrian Krasniqi

Pas një sëmundje të rëndë e të gjatë ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeqare Merita Mehmetaj, bashkëluftëtarja e fejuara e Heroit Adrian Krasniqi.

Për lajmin për ndarjen nga jeta ka shkruar veprimtarja Fiknete Mazrekaj. Ajo ndër të tjera ka shkruar:  “Me dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta e shoqes sonë, motres sonë dhe luftetares së lirisë, ish të fejuares së Adrian Krasniqit Heroit të Atdheut.

Vërtetë është humbje për familjen, shoqërinë dhe për të gjithë njerzit që e njohën, por një gjë e di se Merita do të mungon vetëm fizikisht tek ne, sepse shpirti saj i madh dhe kontributi ndaj atdheut do të mbetet i pa shlyer në zemrat tona dhe vendin tonë.

Lamtumirë Merita ju bashkove shokëve Heronjë të rënë për liri, dhe dashurisë tënde që kurrë nuk pushove së dashuruari, Heroit „Adrian Krasniqit „

*Do të kujtojmë deri sa të ekzistojmë.

Varrimi i trupit të Merita Mehmetajt do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …