Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë veprimtari dhe shkrimtari, Milazim Kadriu. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në fshatin Revuqë të komunës së Besianës. Milazim Kadriu ishte luftëtar i lirisë, mësimdhënës, shkrimtar e publicist i dalluar. Ai ishte edhe bashkëpunëtor i Redaksisë, Dëshmorët e UÇK-së si dhe bashkëpunëtor i Radios-Kosova e Lirë. Ka bashkëpunuar edhe me shumë medie në Kosovë e më gjerë, Drejtoria dhe stafi i Radios-Kosova e Lirë me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes Kadriu për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre të dashur e të respektuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …