Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë, Naser Miftari, veteran i luftës së UÇK-së

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë, Naser Miftari, luftëtari i lirisë, i cili në kohën e luftës çlirimtare në Kosovë, kishte lënë jetën në perëndim dhe iu kishte bashkuar radhëve të UÇK-së. Naseri ishte nga  fshati Buçuk i Komunës së Vushtrrisë.  Ai ka vdekur në moshën 56 vjeëare. Bashkëluftëtarët dhe ata që e njohën, tregojnë se ai ishte zemërmirë, bujar, i qetë dhe i dashur për familjen, shokët e bashkëfshatarët të cilët e donin dhe e respektonin. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në vendlindjen e tij, në Fshjatin Buçuk të Vushtrrisë në orën  19:00.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …