Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar qytetarët e komunës së Deçanit se pasi që gjendja me helmimin e qytetarëve ka filluar të normalizohet, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje.
Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më situata të si kjo. Ka thënë në njoftimin e tij kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.