Albin Kurti

Pas paralajmërimeve për thëllim të krizës energjetike, Albin Kurti se ne në Kosovë, kemi mjaft thëngjill për ngrohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas paralajmërimeve se do të ketë krizë energjetike në Evropë, përfshirë edhe Kosovën,  tha se po u bëhet remonte njësive Kosova A dhe B, pasi në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim, nuk do të mund të eliminohet përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Ne kemi shumë thëngjill dhe do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Duke pas parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vinë nga shtetet dhe kompanitë e tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, deklaroi Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …