Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, i frikësohet mundësisë së pengimit të gjykatës nga institucionet e Kosovës

Pas paralajmërimit për protesta, anulon udhëtimin për në Gjilan kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova

Pas paralajmërimit për protesta,  kundër ardhjes në Gjilan,  është bërë e ditur se kryetarja e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, plaka bullgare Trendafilova ka  anuluar vizitën, pa dhënë ndonjë sqarim për këtë rast. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i  OVL UÇK-së,  Faton Klinaku. Të gjithë juve  që e keni konfirmuar pjesëmarrjen në protestën në Gjilan, ju njoftoj se kryetarja e Pseudo-gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar ardhjen për shkak të protestës. Prandaj, nuk do të marrim pjesë në protestë për shkak të anulimit të saj. Ju falënderojmë për gatishmërinë!”, ka shkruar Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …