Ushtria izraelite ka njoftuar se ka rifilluar operacionet e saj kundër lëvizjes palestineze, Hamas në Rripin e Gazës. Ai akuzoi Hamasin për shkeljen e kushteve të një armëpushimi që kishte qenë në fuqi që nga 24 nëntori duke hapur zjarr në territorin izraelit. Sipas medieve palestineze, sektorët veriorë të Rripit të Gazës po bombardohen. Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i drejtuar nga Hamas njofton se 6 palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se në këtë mënyrë ka shkelur kushtet e armëpushimit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …