Pas përfundimit të fazës së Prokurorisë, rihapet debati për lirimin e ish kryetarit Hashim Thaçit 

Pas përfundimit të paraqitjes së dëshmive nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëluftëtarëve të tij, është rihapur debati mbi mundësinë e zbutjes së masës së paraburgimit, përkatësisht mundësinë e lirimit të tyre me masa më të lehta sigurie. Angela Griep, zyrtare për informim në gjykatën e Hagës, se çdo dy muaj shqyrtohet nevoja për mbajtjen në paraburgim, në bazë të vlerësimeve për rrezik të arratisjes, pengimit të procesit apo kryerjes së veprave të reja penale. Por, siç thekson ajo, vendimi mbetet në dorën e trupit gjykues, dhe nuk jepet asnjë garanci për ndryshim të afërt. Do t’i takojë Trupit Gjykues të përcaktojë nëse rreziqet ende ekzistojnë dhe nëse ato mund të zbuten me masa të tjera përveç ndalimit të vazhdueshëm, deklaroi Griep. Sa i përket fazës së mbrojtjes, ai parashikon që ajo të jetë më e shkurtër sesa ajo e Prokurorisë, edhe pse secili nga katër ekipet mbrojtëse ka të drejtë të paraqesë dëshmitarët e vet. Bashkëpunimi mes tyre mund ta shkurtojë këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: emërimi i Demo Berishës, spektakël pa legjitimitet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj formimit të …