Pas përmbytjeve të shumta që gjunjëzuan Japoninë, vendi është tronditur nga në tërmet i fortë me magnitudë paraprake prej 6.0. Tërmeti u regjistrua të shtunën në mbrëmje në lindje të vendit dhe u ndje edhe në Tokio, tha Agjencia Meteorologjike. Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar. Aeroporti i Naritës në prefekturën e Chiba ku u regjistruar tërmeti, mbylli përkohësisht dy pista në orën 8:25. për kontrolle, por uljet dhe largimet u lejuan të rifillonin rreth 10 minuta më vonë. “Japonia Atomic Power Co”, e cila operon centralin bërthamor Tokai nr. 2 në prefekturën Ibaraki, tha se nuk zbulohen anomali në fabrikë për shkak të tërmetit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …