Të heshtura për mospajtimet dhe për thellimin e ndasive të tyre po qëndrojnë LDK dhe Vetëvendosje, parti të cilat po synojnë që disa javë arritjen e një koalicioni, i cili do të ishte hapi i parë drejt krijimit të qeverisë së re. Pas dështimit të tentativës së fundit të tyre nuk kanë ende datë se kur mund t’i rifillojnë bisedimet, ndonëse ishin zotuar se 72 orë pas ceriftikimit të rezultateve do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, një gjë të tillë nuk e kanë bërë as pasi ka kaluar një javë. Përpjekja e fundit për arritjen e kësaj marrëveshjeje ishte të hënën në takimin e dy liderëve, atij të LDK-së Isa Mustafës dhe Albin Kurtit të Vetëvendosjes, mirëpo nuk pati sukses.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …