Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur trupi i policit, Malsor Dashi i zhdukur mbrëmjen e së shtunës. Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc. Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit, Malsor Dashi. Vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …