Pas pesë muajsh anarki, përplasje kaos, Kuvendi i Shqipërisë sot u rikthye në seancë plenare, normale

Pas pesë muajsh anarki,  kaos, tym, përplase me Gardën dhe deputetëve me njëri-tjetrin Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye ditën e sotme në seancë plenare normalitetit, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, në tryezën e Konferencës së Kryetarëve. Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Sot mbaron edhe afati i komisionit të Reformës Zgjedhore. Janë postuar në medie disa momente të këtij normaliteti, ku ish-kryeministri Pandeli Majko shkon të bisedojë me Agron Gjekmarkajn, ndërsa Ervin Salianji me Klotilda Bushkën. Më i dështuari i këtij normaliteti duket të jetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili përpos faktit që u përjashtua nga seanca, i duhet ti kërkojë Jorida Tabakut të spostojë karrigen e saj, sa herë që ai do të lëvizë për shkak se vendet e tyre janë në krah të njeri-tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …