Njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar dje në Prishtinë. Pas konfirmimit të këtyre rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë. “Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi. “Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës zonë karantinë”, thuhet në njoftim. Me këtë vendim ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …