Pas rehabilitimit, në Skifteraj së shpejti do të lëshohet në funksion rrjeti i ujësjellësit

Në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, ka filluar testimi i rrjetit të ujësjellësit nga kompania e kontraktuar për evitimin e defekteve të mundshme, para se të lëshohet në funksion uji për banorët e këtij lokaliteti. Për të parë nga afër punimet rreth evitimit të defekteve dhe parapërgatitjeve për lëshimin e ujit të pijshëm, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili është njoftuar me planin e kompanisë kontraktuese për punimet që do ti kryejnë gjatë ditëve në vazhdim, deri në përgatitjen e tërësishme të këtij rrjeti. Kryetari Haliti me këtë rast theksoi se së shpejti në fshatin Skifteraj do të sigurohet ujë i pijshëm që pas funksionalizimit, do të merret në menaxhim nga Kompania Rajonale e Ujërave “ Hidromorava”.“Ky projekt është i mirëpritur për qytetarët e komunës së Vitisë, pasi që kemi filluar të përmbyllim një proces që ka filluar që disa vite si për ndërtimin e ujësjellësve të rinj, po ashtu edhe rehabilitimin e tyre që kanë qenë në proces si dhe përmbylljen definitive me ujë të pijes për gjithë territorin e komunës së Vitisë, pa dallime në mesin e tyre edhe rritjen e kapaciteteve të ujit” u shpreh kryetari Haliti. Ai shtoj se për të arritur deri këtu është bërë me të vërtetë një punë e madhe nga komuna e Vitisë me partnerë. Për këtë ai u shpreh falënderues ndaj SDC Zvicerane, Dorsch/CDI dhe KRU “Hidromorava”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …