Është anuluar protesta e së enjtes në Prishtinë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënkryetari i kësaj të fundit, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se protesta për të kundërshtuar aktakuzat e ngritura për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin ka ndryshuar pamje pas kërkesës së IKSHPK-së për respektim të distancës fizike. Haradinaj ka bërë të ditur gjithashtu se protesta me nga 99 veteranë do të mbahen në të qytetet e Kosovës të enjten më 9 korrik në orën 12:00. Ai ka shtuar gjithashtu se ky vendim ka ardhur nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. “Protesta ndryshon taktikë dhe qasje brenda ligjit për mos rrezikim të shëndetit publik”, ka shtuar ai. Ndryshe është kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit të kenë maska, dorëza dhe ruajtje të distancës fizike.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …