Pas reshjeve në Junik rritet niveli i ujit

Komuna e Junikut ka formuar Shtabin e Emergjencës si rezultat i reshjeve të orëve të fundit dhe gjendjes se krijuar të sigurisë në Junik. Shtabi i emergjencës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në stabilizimin e gjendjes së krijuar në teren. Kemi angazhuar operatoret përgjegjës në parandalimin dhe evitimin e dëmeve të shkaktuara si pasoje e daljes se lumenjve Erenik dhe Trava. Deri më tani dëme më të mëdha janë regjistruar në vendbanimet, Goqaj, Zekaj, Qestaj, Gaxherr i Poshtem, Jasiq dhe Gjocaj. Rruga Junik- Jasiq- Gjocaj është e bllokuar për qarkullim. Përkundër dëmeve të theksuara situata është nën kontroll edhe pse sasia e të reshurave atmosferike vazhdon të rritet. I ftojmë qytetaret të jenë të kujdesshëm dhe çdo lëvizje e fëmijëve të jetë nën përcjelljen e të rriturve.

Për çdo situate janë në dispozicion numrat kujdestar:

049-760-267

049-760-268

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …