Pas rrebesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën. Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për pak minuta dhe tani gjendja është përmirësuar. Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave.