Pas shfuqizimit të masave të reciprocitetit, vetëm brenda 12 ditëve, Serbia në tregun e Kosovës ka futur produkte në vlerë prej 8.5 milionë eurosh, përderisa Kosova ka eksportuar në Serbi produkte në vlerë prej vetëm 1.1 milion euro. Këto të dhëna i bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur nuk ka qenë në fuqi as taksa doganore 100 për qind dhe as reciprociteti, Stavileci thotë se ka një rënie të produkteve të importuara nga Serbia. Jemi shumë mbrapa kthimit në parametrat e njëjta, pasi që nëse merren 12 ditë që nga heqja e reciprocitetit, kemi mbi 8 milionë euro dhe nëse vazhdon ky trend nënkuptojmë që në një muaj të plotë mund të kemi deri në 16 milionë euro import të mallrave nga Serbia, derisa para zbatimit të masës 100 për qind, importi mujor nga Serbia ka arritur shifrën e 35 milionë eurove”, tha Stavileci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …