Pas shkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë, mediet e Gjermanisë bashkëfajtore e llogarinin edhe BE-në sidomos për gjendjen në veri dhe ngecjen e dialogut Kosovë – Serbi. Gazeta Die Welt” mbi zhvillimet në Kosovë, theksohet se nën hijen e luftës në Ukrainë prej vitesh zien fort një konflikt tjetër në Evropë. Para një jave në veriun e Kosovës pati protesta dhe bllokada rrugësh të serbëve militantë, policia raportoi për të shtëna. “‘Vuçiqi vetinskenohet si përfaqësues i interesave serbe’, thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-drejtues i zyrës së dpa-së në Beograd, Thomas Brey. Këtë e duan votuesit. Dhe BE-ja e lejon, ‘sepse ai është shpresa e vetme që t’i shitet popullit serb një kompromis me Kosovën. Vërtet që BE-ja ka bashkëfajësi në shkallëzimin e situatës, thotë eksperti i Ballkanit, Bodo Weber nga Instituti Këshilli Politik për Demokratizimin në Berlin. ‘Dialogu Kosovë-Serbi, që BE i dha shtysë me Marrëveshjen e Prillit 2013 dhe që duhej të çonte në një zgjidhje të konfliktit dhe njohje formale të Kosovës përmes Serbisë ka ngecur në krizë prej gjashtë vitesh…kjo lidhet edhe me atë që Brukseli, nuk bie dakord për një qëndrim të njësuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …