Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, nis procedura për formimin e institucioneve

Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ, procesi zgjedhor nuk përfundon, pasi pasojnë disa hapa ligjorë për formimin e institucioneve. Partitë politike kanë afat prej 48 orësh për të parashtruar ankesat e tyre, ndërsa trajtimi i tyre mund të zgjasë deri në 12 ditë. Sipas rrjetit të organizatave “Demokracia në Veprim”, PZAP ka 6 ditë për shqyrtim, ndërsa Gjykata Supreme ka po aq kohë për vendimmarrje. Njohësit e zhvillimeve politike kanë apeluar për kompromise mes partive për ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme, e cila do të përballet me sfida të rëndësishme, përfshirë dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Pas certifikimit të rezultateve, presidentja Vjosa Osmani do të ketë afat deri në 30 ditë për të thirrur mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke hapur rrugën për formimin e Qeverisë së re.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Prehu i qetë, prof. i nderuar Ahmet Qeriqi, në tokën tënde të lirë shqiptare

Intelektuali i shquar, Atdhetari i dëshmuar, Profesori i mrekullueshëm, Drejtori i Radio Kosovës së Lirë, …