Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga dita e parë e ngjarjes së fundit në kanalin Ibër-Lepenc, së bashku me Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, kanë forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj. “IKShPK gjatë këtyre ditëve nga të gjitha impiantet e lartcekura ka marrë gjithsej 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës). Rezultatet laboratorike nga dy laboratorët, IKShPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ‘Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu’. Prandaj bazuar në këto rezultate: Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Kërcimi i krahinës së Tropojës, pranohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s
Vallja tradicionale “Kërcimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore …