Britania e Madhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve shqiptarë që janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të Kosovës. Qeveria e Britanisë në këtë komunikatë i është referuar si arrestim, kidnapimit të policëve. Ajo u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për përmbajtje. Ndërsa po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Po ashtu është bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe fillim të themelimit të Asociacionit. “Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të arrestuar më 14 qershor. I Bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen maksimalisht, të evitojnë masat e njëanshme dhe të marrin veprime të menjëhershme për shtensionim. Ne i përsërisim thirrjet ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë objekteve të komunave dhe që njësitet speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave”, thuhet në reagimin Qeverisë së Britanisë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …