Mbi 90 mijë vaksina anti-Covid janë administruar në Kosovë në pesë ditët e fundit, me të premten që është regjistruar si dita rekord deri tash për vaksinimet ditore. Vetëm sot janë administruar rreth 19 mijë e 500 doza, me shifrat që po vazhdojnë të përditësohen ende në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Të hënën në Kosovë u administruan mbi 17 mijë doza, ndërsa të martën ishin 16 mijë e 905. E mërkura regjistroi gati 18 mijë, ndërsa e enjtja për herë të parë çoi shifrën e vaksinimeve ditore mbi 19 mijë. Të enjten u administruan 19 mijë e 248 vaksina, ndërsa deri tash të premten shifra është për 200 më e lartë se dita paraprake. Në Kosovë vaksinime nuk ka të shtunave dhe të dielave, ndërsa terminët në uebfaqen “e-Kosova” janë të zënë edhe gati dy javë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …