Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka filluar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me një apel ndaj të gjithë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe imamëve, që të respektohen të gjitha masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19. Duke parë situatën shqetësuese dhe rritjen e rasteve të të infektuarve në vend, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum të gjitha rekomandimet nga institucionet shëndetësore. Mes tjerash, ai apeloj të të gjithë besimtarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e distancës sociale, t’i shmangin tubimet, të kenë kujdes të shtuar në higjienën personale dhe në mbajtjen e maskave dhe dorëzave. Ai po ashtu bëri thirrje te të gjithë imamët që hytben e xhumasë të mos e zgjasin më shumë se 10 minuta.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …