Kryeministri, Albin Kurti do të marrë pjesë në një darkë joformale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Qiriakos Mitsotakis. Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, ndërsa nuk bëhet me dije nëse kjo është për shkak të ashpërsimit të gjuhës për rastin e kryetarit të Himarës, Fredi Beleri. Agjencia e lajmeve ANA – MPA raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar të hënën më 21 gusht në orën 20:15 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore. Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …