Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me Besnik Bislimin, pritën në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kryeministri Kurti falënderoi emisarët: Escobar dhe Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, thanë të mërkurën se po bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale dhe targave të makinave, që do të shmangte tensionet në terren. Albin Kurti nuk ka bërë të ditur se a do të vazhdojë afati i reciprocitetit, për targat e dokumentet apo ka lënë të nënkuptohet, se do të bëjë ashtu sikur thonë Escobar dhe Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …