Pas takimit me drejtorin e ShSKUK-së, infermierët suspendojnë grevën, shpresojnë në realizimin e kërkesave të tyre

Pas takimit me drejtorin e ShSKUK-së, infermierët suspendojnë grevën, presin realizimin e kërkesave të tyre

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka njoftuar që pas një takimi të mbajtur me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqin, si dhe anesteziologun, Lulzim Emini, kanë vendosur që të e suspendojnë grevën e tyre. Sidoqoftë, Havolli ka uruar që në takimin e paraparë që të mbahet të nesër do të arrihet një ujdi për realizimin e kërkesave të infermierëve. “Mbesim me shpresën së në takimin që do të mbahet të mërkurën, do ta arrijmë marrëveshjen për realizimin e kërkesave tona sepse kërkesat tona janë edhe në të mirën e institucioneve tona shëndetësore!”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …