Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që zhvilloi me këshilltarët e kryetarit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se fatkeqësisht, në takim nuk u tha asnjë fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, për aktualitetin dhe perspektivën tonë. Po ajo që është në interes për qytetarët dhe opinion, për fat të keq, edhe sot, nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e Kosovës madje sikur mos ta hapja si temë as që do të fillonin së diskutuari, kjo është zhgënjyese për qytetarët. Ky mos uniteti i BE-së dhe qëndrim i një ligji ndëshkues për Kosovën është i padrejtë dhe këtë po bënë BE-ja në raport me Kosovën, sepse ne kemi implementuar të gjitha kërkesat. Një herë na kushtëzuan me demarkacionin me Malin e Zi. Atë kohë ne e kryem edhe atë kushtëzim por përsëri është një tjetër hezitime, BE-ja nuk e ka vënë këtë fare në plan të ditës, liberalizimin e vizave, tha Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …