Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Pas takimit të dështuar në Bruksel, BE-ja e akuzon Qeverinë e Kosovës se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Pas takimit të dështuar në Bruksel, BE-ja e akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Nuk arritëm t’i  tejkalojmë diferencat, tha me  këtë rast shefi i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës. Borrelli tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte këmbëngulur në Bruksel, se para dhënies së autonomisë për komunat serbe në Kosovë, Serbia duhet që ta njohë Kosovën. Borrelli i ka propozuar Kurtit dhe Vuçiqit që të zhvillojnë paralelisht planet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe njohjen e Kosovës. Konkretisht propozimi i Borrellit ishte që një kohë që fillon ngritja e Asociacionit të rënë në ujdi prej kohësh, nga ana e Serbisë do të fillonin hapat për njohjen e Kosovës. Por Kurti për fat të keq ka këmbëngulur në njohjen e Kosovës si hap të parë, u shpreh Borrell, kurse Vuçiqi e pranoi këtë propozim, saktësoi shefi i BE-së Josep Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …