Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Grupe njerëzish lanë në panik ndërtesat ku po punonin pas tërmetit me magnitudë 5.1 ballë që e pati qendrën në Gjirin e Lalzit, 30 km në veriperëndim të Tiranës. Të tmerruar qindra vetë kanë lënë shtëpitë, zyrat dhe kanë dalë nga ndërtesat ku ata po qëndronin. Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4. Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …