Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Ai disa ditë ka qenë i shtrirë në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthejë masën e paraburgimit prej dy muajsh. Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”. Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të mbahen edhe seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …