Pas tri vizitave të Thaçit në Itali, Mantova me investime konkrete në Kosovë

Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë. Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet që në muajin e ardhshëm të këtij viti të vijë në Kosovë me investime konkrete. Cavaglieri pritet të investojë në Kosovë në fushën e bujqësisë dhe industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, që do të gjenerojë vende të reja pune dhe do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë. Me këtë hapë do vetëdijesohen prodhuesit duke ofruar informata e këshilla prodhuese, do rritet kapaciteti prodhues dhe do sigurohet tregu i shitjes së produkteve të agro-kulturës. Thaçi ia tregoi Cavaglieri-t kushtet që ofron Kosova për një investitorë të huaj, duke shtuar se janë miratuar një sërë kushtesh që ofrojnë lehtësira për bizneset e huaja që shprehin dëshirën ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. Zëvendësministri siguroi se Kosova ka bërë progres në fushën e investimeve të huaja me miratimin e infrastrukturës ligjore, kushtet afariste e të bërit bizës si dhe politikat fiskale. Ai po shoqërohet nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, që në këtë komunë pritet të ketë investime nga bizneset e Mantovas. Delegacioni ishte nën shoqërimin e mërgimtarit që jeton dhe punon në Itali, Ragip Berisha, që ka ndihmuar në vënien e kontakteve me biznese Italiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …