Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, deputetët e Listës Serbe sot i kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvend, ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli. Ai ka thënë se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata. Të shtunën më 5 nëntor, Lista Serbe ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Dje më 6 nëntor, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e katër komunave veriore.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …