leoni

naftës

Pas vendimit të AKK-së për gjobitjen e 14 kompanive të derivateve, naftëtarët paralajmëron protesta

Vendimi i sotëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për gjobitjen e 14 kompanive të derivateve të naftës me 4 milionë e 40 mijë euro për kurdisje të çmimit në fund të 2018-es po kundërshtohet nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, kështu ka deklaruar kryetari i kësaj të fundit, Fadil Berjani. Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur rregullim të çmimit. Sipas tij derivatet importohen nga pothuajse i njëjti vend dhe kanë çmim të përafërt. Ai ka paralajmëruar mbajtje mbledhje të jashtëzakonshme për këtë vendim. I pari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se kompanitë e gjobitura kanë paralajmëruar edhe organizim të protestave dhe se do të ndjekin edhe rrugët ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …