leoni

Pas vizitës së djeshme të kryekuvendarit Veseli, ASHAK-ut i ndahen 2. milionë euro

Komisioni për Arsim, pas vizitës që ditë më parë i ka bërë Akademisë së Shkencave “të LDK-së”,  ka shqyrtuar projektligji për këtë Akademi (mono-partiake dhe të politizuar),  duke thënë se të gjithë aktorët kompetent kanë qenë të përfshirë në hartimin e këtij projektligji. Me këtë projektligj komisioni ka vendosur që ky institucion të raportojë një herë në vit në Kuvend. Nait Hasani, kryetar i këtij Komisioni tha se buxheti për këtë institucion është caktuar të jetë 2 milionë euro. Ai tha se ASHAK-u do të duhej të deklarohej për çështjet politike në vend dhe për krizën politike, gjë e cila siç tha Hasani nuk është pranuar nga udhëheqësit e këtij institucioni me arsyetimin se ata nuk merren me politika ditore. Realisht, ASHAK nuk ka pse merret me deklarata politike, sepse punën në këtë drejtim të  kryetarit aktual të Akademisë, Hivzi Islami,e kryen jugo-komunisti besnik dhe kryeministri aktual, anëtar i Akademisë, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …