Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është ndarë i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit paraprak, Nicollas Guillou në Hagë. Ai e ka dërguar në apel vendimin e gjyqtarit mbi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për ndryshimin e listës së provave dhe autorizimin e masave mbrojtëse përkatëse, vendim ky që ishte marrë më 8 mars. Me këtë rast, Thaçi iu ka drejtuar Apelit derisa kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar një panel prej tre gjyqtarësh për t’u marrë me këtë rast. Në përbërje të panelit janë gjyqtarët, Emilio Gatti, Mishele Pikard, dhe gjyqtarja Nina Jorgensen. Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, edhe më herët ka shprehur pakënaqësitë e tij për masat mbrojtëse. Ai në një shkresë të mëhershme kishte thënë se Prokuroria po pretendon se ka marrë informacion nga një organizatë ndërkombëtare, e cila sipas prokurorisë ka shqetësime serioze për kontaktin e drejtpërdrejtë të mbrojtjes me stafin e saj aktual. Edhe pse Prokuroria e ka përmendur në formë të përgjithshme këtë organizatë, nuk e ka specifikuar se cila është ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …