Pasi humbi besimin e zgjedhësve ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe zonja Liz Truss. Duke folur në “Downing Street”, ajo ka thënë se i kishte thënë Mbretit Charles se do të jepte dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore. Familjet ishin të brengosura sesi do t’i paguajnë faturat. Kemi pasur këtu edhe luftën e Putinit në Ukrainë. Anëtarët e Partisë Konservatore më kanë zgjedhur që ta ndryshojë këtë. Kemi pasur vizion për ulje të taksave dhe rritje ekonomike. Megjithatë, këtë mision nuk e përmbushëm. Kam njoftuar mbretin se po japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe si dhe kryetare e Partisë Konservatore. Do të mbeten në këtë post derisa të zgjidhet kandidati i ri”, ka thënë Truss para gazetarëve. Liz Truss bëhet kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe, duke dhënë dorëheqjen vetëm gjashtë javë pasi mori detyrën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …