Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Pasi ka fituar kushtëzimet ndaj Kosovës, kryetari i Serbisë, Vuçiq, thotë i trimëruar se për mua Kosova është Serbi e asgjë tjetër

Pasi ka fituar kushtëzimet ndaj Kosovës, për heqjen e barrikadave në veri të vendit, kryetari i Serbisë, Vuçiq thotë se për mua Kosova është Serbi dhe asgjë dhe kurrë diçka  tjetër. Vuçiq ka postuar një video të deklaratës së tij të djeshme  ku thotë se për herë të parë pala serbe ka marrë diçka që është “burim i ligjit”  dhe kjo ka të bëjë  me FSK-në e cila  nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it. I trimëruar nga lëshimet që iu bënë nga Amerika dhe BE-ja, Vuçiq ka vazhduar retorikën e tij shesheliane  e millosheviqiane, duke nënvizuar se ai do të luftojë  për vëllezërit dhe motrat e veta në Kosovë, duke lënë të nënkuptohet se Policia e Kosovës nuk mund t i arrestojë serbët në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …