leoni

Aleks Uajting emërohet Ushtrues Detyre i Prokurorit të Gjykatës Speciale në vend të Xhek Smitit

Pasi kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Xhek Smit ka dhënë dorëheqje nga posti në vend të tij është emëruar, prokurori i po kësaj gjykate,  Aleks Uajting i cili do  të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Kryeprokurorit deri në emërimin e një personi tjetër. Ai ka të  njëjtat kompetenca me ato të një Prokurorit dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës  në Gjykatë. Uajtin është prokuror me prejardhje franko-amerikane, me përvojë të gjerë në procedime penale në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ka punuar në Zyrën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale që nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, dhe duke filluar nga muaji gusht 2020 si Zëvendës-prokuror i kësaj gjykate të degraduar, antishqiptare dhe të njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …