Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore, lidhur me akuzën për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë më 18 gusht 2016. Ai e ka ditur mirëfilli se si kryetar i Kuvendit dhe pushtetar aktual, të cilin e mbron jo ligji por Albin Kurti e Vjosa Osmani, nuk do të shpallet fajtor as nuk do të dënohet, andaj edhe ironizon gjykatën pse nuk e paska dënuar. Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë, unë mendoj që qysh në atë kohë, gjykata i ka ndërruar standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditur çfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca. Në vendet ku sundon ligji, sulmet në Kuvend dënohen penalisht me vite të tëra burg, në Kosovë, dënimi i mundshëm shqiptohet me një gjobë, eventualisht burg me kusht. Andaj aq shumë “e respektojnë” dhe e duan ligjin pushtetarët aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …