Pastrohen varrezat kroate dhe ambientet rreth kishës katolike në Letnicë

Në kuadër të aksionit për pastrim, i cili ka filluar më 1 prill e do të vazhdoj deri më 22 të këtij muaji, sot është ndërmarr aksion për pastrimin e ambienteve rreth Kishës Katolike dhe varrezave pranë saj në fshatin Letnicë. I shoqëruar nga prifti i Kishës Katolike të Letnicës, si dhe nga komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar gjithë mekanizmat, por edhe qytetarët për mbështetjen që po i japin aksionit të pastrimit këto ditë. Aksioni për pastrimin e varrezave kroate në Letnicë, është vazhdimësi e aksionit për pastrimin e varrezave ortodokse në Viti, që u bë para dy ditësh, e që do të vazhdoj edhe nëpër lokalitete të tjera. Në përgjithësi, aksioni i pastrimit të ambientit, si dhe eliminimi i deponive të egra të mbeturinave, është duke vazhduar dhe është shtrirë në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …