Pastrohet pjesa e lumit afër pishinave në fshatin Banjë

Në kuadër të realizimit të programit për pastrimin e ambientit në vendbanimet e Komunës së Malishevës, është bërë pastrimi i pjesës së lumit Mirusha, afër pishinave në fshatin Banjë, ku janë larguar mbeturinat dhe është pastruar pjesa e rrjedhës së lumit. Pastrimi është bërë nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilët kanë asistuar në pastrimin e lumit. Aksionin në këtë pjesë të lumit, e kanë parë nga afër edhe drejtorët e drejtorive të shërbimeve publike dhe të mbrojtjes dhe shpëtimit, Rifat Mazreku dhe Shqipron Shala. Drejtori Mazreku, ka thënë “ky aksion është pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Malishevë, ndërsa kjo zonë është edhe zonë turistike, apo vendi më i vizituar gjatë sezonit turistik, prandaj mirëmbajtja do të jetë e vazhdueshme”.

May be an image of 6 people, people standing and body of water

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …