Duke folur për pasojat që pritet të kenë njerëzit nga infektimet e koronavirusit në të ardhmen, drejtori i Qendrës për Krijimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së, Paul Offit ka deklaruar se pasojat nga infektimet prej virusit korona do të jenë më të lehta. Ai ka deklaruar se dimri i ardhshëm do të tregoj gjithçka për këtë virus. “E dimë se dy dimrat e kaluar, në nëntor, dhjetor dhe janar, ka pasur rritje të hospitalizimeve dhe vdekjeve. Por, këtë dimër, krahasuar me të mëparshmit, do të kemi shkallë më të lartë të imunitetit në popullsi. Njerëzit që janë infektuar ose imunizuar me vaksina përbëjnë ndoshta 80-90 për qind të popullsisë… Pra, të shohim. Por, unë mendoj se e ardhmja do të nënkuptojë shumë sëmundje të lehta dhe shumë më pak sëmundje serioze” ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Qendrës për Krijimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së, Paul Offit. Ai ka shtuar më tutje se ky virus nuk do të hiqet qafe shumë shpejt por do të qarkullojë me dekada, nëse jo me shekuj.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …