Duke folur për kufirin ndërshtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi, shefi i Drejtorisë për çështje kufitare të Malit të Zi, Milan Paunoviq ka deklaruar se Marrëveshja me të cilën është konfirmuar kufiri ndërshtetëror i Malit të Zi dhe i Kosovës është përfundimtare. Ai ka theksuar se komisioni malazezo-kosovar i ka kaluar tri vjet në tavolinë dhe nuk është marrë me vizatim të kufijve të rinj, por e ka precizuar kufirin e mëhershëm administrativ ndërmjet Malit të Zi e Kosovës. Kufizimi ka përfunduar dhe se parlamenti i Kosovës Marrëveshjen do ta ratifikojë në gusht. Drejtorisë për çështje kufitare të Malit të Zi, Milan Paunoviq ka thënë gjithashtu se është optimist se marrëveshja do të ratifikohet për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare ka shfaqur qëndrimet e saja se Marrëveshja për Demarkacionin duhet të ratifikohet në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …