leoni

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Pavarësisht kërkesave të aleatëve, kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të heq dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit të Serbisë

Pavarësisht kërkesave të aleatëve, veçmas të Amerikës dhe BE-së  kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të hiqet dorë nga vendimi që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa në Kosovë. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton valutat e tjera, përfshirë dinarin serb, për pagesa. Gjatë një interviste për Blumberg, Kurti përsëriti se me rregulloren e BQK-së për operacione me para të gatshme nuk ndalohet mbajtja e dinarëve serbë, pasi kjo valutë mund të përdoret për pagesa vetëm pasi të konvertohet në euro në një nga bankat e licencuara në Kosovë. Nuk mund ta zhbëjmë këtë vendim. Rregullorja është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, pasi  vendimi është marrë pa konsultime paraprake. Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke arsyetuar se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb lidhur me vendimin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …