Marko Gjuriq

Pavarësisht ndalesës për të mos hyrë pa leje në Kosovë, Gjuriq nuk e merr seriozisht kërcënimin e Edita Tahirit

Zyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë në hapjen e një pompe të benzinës dhe të objektit të shitjes me pakicë të Industrisë së Naftës të Serbisë,  në pjesën veriore të vendit,   pavarësisht vendimit dhe kërcënimeve në letër  të Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen pa leje.  Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se Gjuriqit i është refuzuar kërkesa për vizitë. Vendimi u mor një ditë pasi ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, reagoi kundër vendosjes së pikave të karburantit nga Industria e  Naftës së Serbisë në Kosovë”. Ministrja Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që të ndalojë veprimtaritë që janë në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit, por fjalët e sak nuk i marrin seriozisht autoritetet serbe e me së pakur serbi, Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …