Pavarësisht pandemisë, kompanitë e sigurimeve kanë shënuar të hyra neto prej 83 milionë euro. Por, duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2019, të hyrat ishin 4 milionë euro më pak. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës mbi sistemin financiar, shihet se profiti neto i këtyre kompanive kanë qenë 4 milionë euro. Për sa i përket shpenzimeve, 42 milionë euro janë dëmet e ndodhura, ku përqindja e pagesës së tyre është 51.8 për qind. Vlera e dëmeve të paguara për këtë periudhë është 51.5 milionë euro, ku 28 milionë euro janë për palën e tretë. Kompanitë e sigurimit, në raportin e BQK-së, tregojnë se kanë 220 milionë euro asete, prej të cilave pjesa më e madhe është e sigurimeve jo-jetë, apo 201 milionë euro. Raporti tregon se, vlera e primeve të shkruara është 99 milionë euro, nga të cilat sigurimet e palës së tretë janë 57 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …