Pavarësisht paralajmërimeve se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës do të hiqen, mbase gradualisht, ende nuk është marrë asnjë vendim

Pavarësisht pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së paku gradualisht, kjo nuk ka ndodhur ende. Verën e kaluar, BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës. Përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë, duke vlerësuar se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe. Tensionet në këtë zonë janë rritur pasi Qeveria e Kosovës ka instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe, në fund të majit të vitit 2023.Rekomandimin për heqjen e masave e ka dhënë në qershor përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke e arsyetuar atë me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre. Tani thuhet se Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) është duke i vazhduar konsultimet me vendet anëtare për tekstin e një deklarate të përfaqësuesit të lartë, me të cilën do të njoftohej për heqjen e masave. Por, disa versione të tekstit të një deklarate të tillë nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …