Pavarësisht protestave të veteranëve, që u mbajtën sot në Fushë-Kosovë, policët e EULEX-it, nuk e ndalin konfiskimin e telefonave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mediet bëjnë të ditur se hetuesit me maska të EULEX-it, ia kanë konfiskuar telefonin familjes së Heroit të Kombit, Hakif Zejnullahu. Kjo familje njihet si njëra nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr komandanti dhe heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti. Përveç rrëmbimit të sotëm, me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonat iu kanë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës.